Rama njofton masat lehtësuese: Nga 1 qershori s’ka më zona të kuqe, hapim kufijtë dhe plazhet. Kini kujdes se virusi nuk është zhdukur

Featured image of article: Rama njofton masat lehtësuese: Nga 1 qershori s’ka më zona të kuqe, hapim kufijtë dhe plazhet. Kini kujdes se virusi nuk është zhdukur
Rama ka njoftuar sot se në 1 qershor nuk do ketë më zona të kuqe. Kreu i qeverisë në komunikimin me qytetarë u shpreh se do hapen plazhet dhe kjo është fundjava e fundit me kufizime. Rama u bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes, pasi virusi nuk ka ikur dhe është ende mes nesh.

Kryeministri Edi Rama lajmëroi se do ishte komunikimi i fundit ekskluzivisht për COVID-19, por në fjalën e tij njoftoi se në ditët në vijim do kishte dhe deklarata të tjera për të njoftuar qytetarët për vendimet e qeverisë në lidhje me pandeminë. Një një deklaratë në mediat sociale, Rama ka njoftuar masat e reja ku tha se në 1 qershor do të ketë lehtësime të reja.

Kryeministri u shpreh se numrat i të infektuarve në Tiranë është rritur ditët e fundit kanë qenë të lartë dhe për këtë ia hodhi fajin protestës pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe të mos sillen sikur lufta ka mbaruar.

Në mesazhin e tij Rama tha se në 1 qershor do të hapen kufijtë tokësore, nuk do ketë më zona të kuqe dhe kjo do jetë fundjava e fundit me kufizime. Ai u shpreh se do ketë dhe hapje të plazheve, por duhet të respektohen protokollët strikt, pasi rreziku është i madh për grumbullime qytetarët.  Në fjalën e tij ai u kërkoi falje qytetarëve për replikat që ka shkëmbyer me ta dhe tha se ndonjëherë është treguar i ashpër. Ai tha se mund të ketë bërë dhe gabime, por nuk është vrasës.


Ndërkohë Shqipëria duket sikur dalëngadalë e ka lënë pas periudhën e pandemisë dhe po i kthehet jetës normale. Pothuajse të gjitha bizneset, janë të hapur, përveç pishinave, plazheve dhe klubeve të natës, edhe pse në orën 21:00 të darkës ulin qepenin.

Më herët, kryeministri Edi Rama është shprehur se kjo është java e fundit e kufizimeve, ndërsa fundjavat e izoluara kanë mbetur vetëm dy. Më pas, të gjithë do t’i kthehen jetës normale, duke mbajtur distancnë e nevojshme dhe nën protokollin e sigurisë, do të nisë sezoni turistik. 

Ndërkohë, me 21 rastet e reja të shënuara ditën e sotme, shkon në 1050 numri i të infektuarve me COVID-19. Ndërsa numri total i personave aktivë në Shqipëri ka shkuar në 205, ndërkohë që janë shëruar 800 persona. Deri më tani 33 pacientë kanë humbur jetën.

BURIMI : Dosja.al 

Popular posts from this blog

Ekipi special nga Kina zbarkon në Itali, pasi mposhtën koronavirusin e Wuhanit

A do të pezullohet lëvizja në këmbë? Rama: E lejueshme për një shëtitje, jo grumbull për piknik tek Liqeni.

Farmacia në Kosovë shpërndarë 20 mijë maska falas