Plagoset me armë zjarri 28-vjeçari në Shijak
SHIJAK– Një 28-vjeçar i identifikuar si Henri Isai është plagosur me armë zjarri. Sipas njoftimit nga Policia e Shtetit, mësohet se 28-vjeçari ka marrë një plumb në këmbë.
Aktualisht ai është në spitalin e Durrësit, ku po mërr mjekimin e nevojshëm mjekësor. Ngjarja, mësohet të ketë ndodhur rreth orës 20:45 në Shijak, tek stadiumi, pasi Isai është përleshur me një bashkëmoshatarin e tij.
Në debat e sipër, personi tjetër, ka nxjerr ëarmën dhe ka plagosur Isain. Autori është identfikuar nga autoritetet dhe është shpallur në kërkim.
Informacioni paraprak i Policisë:
Më datë 30.05.2020, rreth orës 20:45, në Shijak, tek stadiumi, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi H.I., 28 vjeç, banues në Koxhas, Shijak, i cili aktualisht ndodhet në spitalin rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Forca të shumta të Komisariatit të Policisë Shijak dhe të DVP Durrës po krehin zonën për kapjen e autorit .
BURIMI : Dosja.al