Posts

Plagoset me armë zjarri 28-vjeçari në Shijak

Image
SHIJAK – Një 28-vjeçar i identifikuar si Henri Isai është plagosur me armë zjarri. Sipas njoftimit nga Policia e Shtetit, mësohet se 28-vjeçari ka marrë një plumb në këmbë. Aktualisht ai është në spitalin e Durrësit, ku po mërr mjekimin e nevojshëm mjekësor. Ngjarja, mësohet të ketë ndodhur rreth orës 20:45 në Shijak, tek stadiumi, pasi Isai është përleshur me një bashkëmoshatarin e tij. Në debat e sipër, personi tjetër, ka nxjerr ëarmën dhe ka plagosur Isain. Autori është identfikuar nga autoritetet dhe është shpallur në kërkim. Informacioni paraprak i Policisë: Më datë 30.05.2020, rreth orës 20:45, në Shijak, tek stadiumi, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi H.I., 28 vjeç, banues në Koxhas, Shijak, i cili aktualisht ndodhet në spitalin rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.  Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.  Forca të shumta të Komisariatit të Policis

Humb jetën tek Senatoriumi një 80-vjeçare e infektuar me koronavirus.

Image
Humb jetën tek Senatoriumi një 80-vjeçare e infektuar me COVID-19. Mjekët nuk e dinin që moshuara ishte e infektuar. Humb jetën një 80-vjeçare e infektuar me COVID-19, e cila ishte e shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Burime për  Dosja.al  bëjnë me dije se e moshuara ka ndërruar jetë të enjten në mëngjes. Mjekët nuk ishin në djeni që 80-vjeçarja ishte e infektuar dhe e kuruan atë për ditë me radhë.  Ndërkohë rasti është mbajtur i fshehtë nga Ministria e Shëndetësisë. Po kështu tashmë spitali “Shefet Ndroqi” nuk është më një spital COVID. BURIMI :  Dosja.al

Arrihet akordi: Mauro Icardi largohet përfundimisht nga Interi për 57 mln euro!

Image
Klubi parisien do të derdhë në arkat e klubit 50 milionë euro plus 7 milionë euro bonuse. 26-vjeçari ishte në mëdyshje për të ardhmen e tij në Paris, por duket se situata tani ka ndryshuar E kryer: Mauro Icardi do të blihet përfundimisht nga PSG-ja. Klubi parisien duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët me Interin për të firmosur me sulmuesin argjentinas. Francezët duket se kanë arritur të bindin zikaltrit me ofertën e tyre, raporton gazetari i Sky Sport, Gianluca Di Marzio. Kampionët e Francës duhet të paguanin 70 milionë euro, por nuk ka ndodhur kështu. Drejtori sportiv Leonardo ka arritur një marrëveshje më të mirë. Klubi parisien do të derdhë në arkat e klubit 50 milionë euro plus 7 milionë euro bonuse. 26-vjeçari ishte në mëdyshje për të ardhmen e tij në Paris, por duket se situata tani ka ndryshuar. BURIMI :  Dosja.al

Rama njofton masat lehtësuese: Nga 1 qershori s’ka më zona të kuqe, hapim kufijtë dhe plazhet. Kini kujdes se virusi nuk është zhdukur

Image
Rama ka njoftuar sot se në 1 qershor nuk do ketë më zona të kuqe. Kreu i qeverisë në komunikimin me qytetarë u shpreh se do hapen plazhet dhe kjo është fundjava e fundit me kufizime. Rama u bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes, pasi virusi nuk ka ikur dhe është ende mes nesh. Kryeministri Edi Rama lajmëroi se do ishte komunikimi i fundit ekskluzivisht për COVID-19, por në fjalën e tij njoftoi se në ditët në vijim do kishte dhe deklarata të tjera për të njoftuar qytetarët për vendimet e qeverisë në lidhje me pandeminë. Një një deklaratë në mediat sociale, Rama ka njoftuar masat e reja ku tha se në 1 qershor do të ketë lehtësime të reja. Kryeministri u shpreh se numrat i të infektuarve në Tiranë është rritur ditët e fundit kanë qenë të lartë dhe për këtë ia hodhi fajin protestës pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe të mos sillen sikur lufta ka mbaruar. Në mesazhin e tij Rama tha se në 1 qershor do të hapen kufijtë tokësore, nuk do k

Rama prezanton planin për rindërtimin e Vorës

Image
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në “Facebook” ka publikuar një video, ku shfaqet projekti për të ardhmen e Vorës, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, që solli shumë pasoja në këtë zonë. “Prezantimi mbi zhvillimin e ardhshëm të Vorës dhe rindërtimi i objekteve arsimore pas tërmetit të 26 nëntorit”, shkruan Rama. Ndërsa ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj tha se për maksimumi 3 muaj nis puna e infrastrukturës. Nga ana e saj, Elva Margariti tha se për 30 deri 40 ditë pritet që të nisë puna për rindërtimin e Vorës. “Për 30-40 ditë besoj se do të nisin punimet e para. Do ketë edhe një modelim të apartamenteve në zonën e Vorës”, tha Margariti. Ndërtesat e dëmtuara në Vorë Zona e rindërtimit Rrjeti rrugor që do të bëhet Krijimi i bulevardit FUNKSIONE PUBLIKE : Institucione (Bashkia, policia, one-stop shop), Objekte Arsimore (çerdhe shkollë, kopsht) dhe Funksione Publike (Sallë sporti, treg, qendër komunitar

Rritet sërish bilanci në Itali / Vdesin 619 njerëz në 24 orët e fundit nga koronavirusi, shkon në 19468 numri i viktimave

Image
Të paktën 619 persona kanë humbur jetën brenda 24 orëve të fundit në Itali nga koronavirusi, duke e çuar në 19468 numrin e përgjithshëm të viktimave. Në Itali përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar  619  vitkima nga koronavirusi, duke e çuar në 19468   numrin e përgjithshëm të të vdekurve. Sipas të dhënave nga Emergjencat Civile, bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 4694  raste të reja me koronavirus, duke bërë që Italia të numërojë mbi 152 mijë të infektuar. Ndërkohë sërish ka pasur një rritje të ndjeshme krahasuar me dje kur Italia shënoi vetëm 570 viktima brenda 24 orëve. BURIMI:  Dosja.al

Dëshmia prekëse e 40-vjeçarit: S’marr dot frymë. Nuk është një lojë, rrini në shtëpi

Image
Gianni Zampino, 40-veçari nga Torino që ndodhet në terapi intensive për shkak të Koronavirusit, ka rrëfyer gjithçka përmes një video-mesazhi për mediat italiane. “Koronavirusi më ka shkatërruar jetën. Nuk arrij të marr frymë. Është një sëmundje që nuk e njohim dhe që të hyn brenda. Ka vrarë njeriun më të shtrenjtë për mua, babain tim. Rrini në shtëpi, nuk është një lojë”, këshillon italiani. Zampino shton se gjithçka ngjan me një film horror. Deri tani, Italia është vendi më i goditur nga Covid-19 në Europë me 1809 viktima dhe mbi 24 mijë të prekur.