Posts

Showing posts from May, 2020

Plagoset me armë zjarri 28-vjeçari në Shijak

Image
SHIJAK – Një 28-vjeçar i identifikuar si Henri Isai është plagosur me armë zjarri. Sipas njoftimit nga Policia e Shtetit, mësohet se 28-vjeçari ka marrë një plumb në këmbë. Aktualisht ai është në spitalin e Durrësit, ku po mërr mjekimin e nevojshëm mjekësor. Ngjarja, mësohet të ketë ndodhur rreth orës 20:45 në Shijak, tek stadiumi, pasi Isai është përleshur me një bashkëmoshatarin e tij. Në debat e sipër, personi tjetër, ka nxjerr ëarmën dhe ka plagosur Isain. Autori është identfikuar nga autoritetet dhe është shpallur në kërkim. Informacioni paraprak i Policisë: Më datë 30.05.2020, rreth orës 20:45, në Shijak, tek stadiumi, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi H.I., 28 vjeç, banues në Koxhas, Shijak, i cili aktualisht ndodhet në spitalin rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.  Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.  Forca të shumta të Komisariatit të Policis

Humb jetën tek Senatoriumi një 80-vjeçare e infektuar me koronavirus.

Image
Humb jetën tek Senatoriumi një 80-vjeçare e infektuar me COVID-19. Mjekët nuk e dinin që moshuara ishte e infektuar. Humb jetën një 80-vjeçare e infektuar me COVID-19, e cila ishte e shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Burime për  Dosja.al  bëjnë me dije se e moshuara ka ndërruar jetë të enjten në mëngjes. Mjekët nuk ishin në djeni që 80-vjeçarja ishte e infektuar dhe e kuruan atë për ditë me radhë.  Ndërkohë rasti është mbajtur i fshehtë nga Ministria e Shëndetësisë. Po kështu tashmë spitali “Shefet Ndroqi” nuk është më një spital COVID. BURIMI :  Dosja.al

Arrihet akordi: Mauro Icardi largohet përfundimisht nga Interi për 57 mln euro!

Image
Klubi parisien do të derdhë në arkat e klubit 50 milionë euro plus 7 milionë euro bonuse. 26-vjeçari ishte në mëdyshje për të ardhmen e tij në Paris, por duket se situata tani ka ndryshuar E kryer: Mauro Icardi do të blihet përfundimisht nga PSG-ja. Klubi parisien duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët me Interin për të firmosur me sulmuesin argjentinas. Francezët duket se kanë arritur të bindin zikaltrit me ofertën e tyre, raporton gazetari i Sky Sport, Gianluca Di Marzio. Kampionët e Francës duhet të paguanin 70 milionë euro, por nuk ka ndodhur kështu. Drejtori sportiv Leonardo ka arritur një marrëveshje më të mirë. Klubi parisien do të derdhë në arkat e klubit 50 milionë euro plus 7 milionë euro bonuse. 26-vjeçari ishte në mëdyshje për të ardhmen e tij në Paris, por duket se situata tani ka ndryshuar. BURIMI :  Dosja.al

Rama njofton masat lehtësuese: Nga 1 qershori s’ka më zona të kuqe, hapim kufijtë dhe plazhet. Kini kujdes se virusi nuk është zhdukur

Image
Rama ka njoftuar sot se në 1 qershor nuk do ketë më zona të kuqe. Kreu i qeverisë në komunikimin me qytetarë u shpreh se do hapen plazhet dhe kjo është fundjava e fundit me kufizime. Rama u bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes, pasi virusi nuk ka ikur dhe është ende mes nesh. Kryeministri Edi Rama lajmëroi se do ishte komunikimi i fundit ekskluzivisht për COVID-19, por në fjalën e tij njoftoi se në ditët në vijim do kishte dhe deklarata të tjera për të njoftuar qytetarët për vendimet e qeverisë në lidhje me pandeminë. Një një deklaratë në mediat sociale, Rama ka njoftuar masat e reja ku tha se në 1 qershor do të ketë lehtësime të reja. Kryeministri u shpreh se numrat i të infektuarve në Tiranë është rritur ditët e fundit kanë qenë të lartë dhe për këtë ia hodhi fajin protestës pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe të mos sillen sikur lufta ka mbaruar. Në mesazhin e tij Rama tha se në 1 qershor do të hapen kufijtë tokësore, nuk do k