Posts

Showing posts from April, 2020

Rama prezanton planin për rindërtimin e Vorës

Image
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në “Facebook” ka publikuar një video, ku shfaqet projekti për të ardhmen e Vorës, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, që solli shumë pasoja në këtë zonë. “Prezantimi mbi zhvillimin e ardhshëm të Vorës dhe rindërtimi i objekteve arsimore pas tërmetit të 26 nëntorit”, shkruan Rama. Ndërsa ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj tha se për maksimumi 3 muaj nis puna e infrastrukturës. Nga ana e saj, Elva Margariti tha se për 30 deri 40 ditë pritet që të nisë puna për rindërtimin e Vorës. “Për 30-40 ditë besoj se do të nisin punimet e para. Do ketë edhe një modelim të apartamenteve në zonën e Vorës”, tha Margariti. Ndërtesat e dëmtuara në Vorë Zona e rindërtimit Rrjeti rrugor që do të bëhet Krijimi i bulevardit FUNKSIONE PUBLIKE : Institucione (Bashkia, policia, one-stop shop), Objekte Arsimore (çerdhe shkollë, kopsht) dhe Funksione Publike (Sallë sporti, treg, qendër komunitar

Rritet sërish bilanci në Itali / Vdesin 619 njerëz në 24 orët e fundit nga koronavirusi, shkon në 19468 numri i viktimave

Image
Të paktën 619 persona kanë humbur jetën brenda 24 orëve të fundit në Itali nga koronavirusi, duke e çuar në 19468 numrin e përgjithshëm të viktimave. Në Itali përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar  619  vitkima nga koronavirusi, duke e çuar në 19468   numrin e përgjithshëm të të vdekurve. Sipas të dhënave nga Emergjencat Civile, bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 4694  raste të reja me koronavirus, duke bërë që Italia të numërojë mbi 152 mijë të infektuar. Ndërkohë sërish ka pasur një rritje të ndjeshme krahasuar me dje kur Italia shënoi vetëm 570 viktima brenda 24 orëve. BURIMI:  Dosja.al