Posts

Showing posts from March, 2020

Dëshmia prekëse e 40-vjeçarit: S’marr dot frymë. Nuk është një lojë, rrini në shtëpi

Image
Gianni Zampino, 40-veçari nga Torino që ndodhet në terapi intensive për shkak të Koronavirusit, ka rrëfyer gjithçka përmes një video-mesazhi për mediat italiane. “Koronavirusi më ka shkatërruar jetën. Nuk arrij të marr frymë. Është një sëmundje që nuk e njohim dhe që të hyn brenda. Ka vrarë njeriun më të shtrenjtë për mua, babain tim. Rrini në shtëpi, nuk është një lojë”, këshillon italiani. Zampino shton se gjithçka ngjan me një film horror. Deri tani, Italia është vendi më i goditur nga Covid-19 në Europë me 1809 viktima dhe mbi 24 mijë të prekur.

Qarkullimi i automjeteve gjatë ‘shtetrrethimit’, policia sqaron oraret: Kujdes! Ja kush do të lejohet të qarkullojë

Image
Policia e shtetit ka sqaruar përmes një deklarate shpërndarë mediave, oraret dhe mënyrën se si do të kryhet qarkullimi i automjeteve gjatë kësaj periudhe, ku qeveria ka ndërrmarr masa të ashpra më qëllimin parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend. Deklarata e plotë: Nisur nga fluksi i madh i telefonatave të qytetarëve drejt numrave të dedikuar 069 41 22223 dhe 069 41 22224, si dhe nga email-et shumta të ardhura në adresën e dedikuar: policiarrugore@asp.gov.al, për akreditim apo informacione të ndryshme në lidhje me masat kufizuese për mospërhapjen e COVID-19, sqarojmë gjithë qytetarët se: Të gjithë pronarët e bizneseve prodhuese apo ata që ofrojnë shërbime për qytetarët, të cilët duan të akreditojnë automjetet për lëvizje personeli apo mallra brenda qarkut, të mos dërgojnë email në adresën policiarrugore@asp.gov.al dhe as të mos telefonojnë në dy numrat e dedikuar, por t’i drejtohen Sektorit të Policisë Rrugore të qarkut ku kanë vendbanimin dhe ushtrojnë aktivitetin

Koronavirusi/ Shkon në 51 numri i të prekurve nga COVID-19 në Shqipëri

Image
Shkon në 51 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, 20 prej të cilëve ndodhen në Infektiv. Janë 563 raste të testuara, ndërsa numri i të krehurve vetë në 24 orët e fundit është shtuar me 9. Shifrat e fundit u bënë të ditura nga zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli. 1 mjek dhe 3 infermierë të spitalit “Shefqet Ndroqi” në Sauk janë mes të prekurve. Ata kanë qenë në kontakt të ngushtë me pacientin, që më herët ka qenë i shtruar në këtë spitali, i cili ishte infektuar pas një vizite nga një i afërm që kishte qenë në Itali. DEKLARATA E PLOTË Në vijim të punës së kujdesshme dhe profesioniste të bërë nga ISHP dhe njësitë e kujdesit vendor, për identifikimin dhe gjurmimin e rasteve, në 24 orët e fundit janë testuar 31 persona të dyshuar, qytetarë dhe personel shëndetësor, prej të cilëve janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 563 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 51 raste: Nga rastet e

Koronavirusi/ Shkon në 42 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri

Image
Ministria e Shëndetësisë në komunikimin e përditshëm për shtyp ka bërë me dije se numri i personave të prekur nga koronavirusi ka shkuar në 42, nga 38 që ishte 24 orë më parë. Mira Rakacolli, zv/Ministre e Shëndetësisë, apeloi qytetarët të bashkëpunojnë me personelin shëndetësor  NJOFTIMI : Në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ka vazhduar pa u ndalur puna në terren, për identifikimin e rasteve dhe për gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara tashmë me Covid-19.  Janë testuar 27 persona të dyshuar, qytetarë dhe personel shëndetësor, prej të cilëve janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 532 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 42 raste:   Nga rastet e konfirmuara pozitivë: Tiranë 26 raste Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë) Lushnje 2 rast Elbasan 2 raste Fier 5 raste Rro

VIDEO/ Ja si të merrni leje tek Policia për të levizur me makinë

Image
Ndërsa ka ndaluar qarkullimin e automjeteve private si masa parandaluese për përhapjen e koronavirusit në vend, Edi Rama ka publikuar në Facebook, një video për të gjithë ata që kanë biznes privat, i cili varet pikërisht nga qarkullimi I mjeteve. ‘Një videoinformacion i thjeshtë nga salla operative e ngritur që dje, për të gjithë ata që kanë një biznes prodhues dhe akoma pyesin se si duhet të veprojnë për të siguruar qarkullimin e punonjësve të tyre apo për t’u sqaruar mbi e-mailin e dërguar në adresën policiarrugore@asp.gov.al numrat e telefonit: 0694122223 ose 0694122224’  shkruan Rama. BURIMI :  syri.net

Koronavirusi në Itali/ 3,497 raste në 24 orë, konfirmohen mbi 21,000 te infektuar

Image
Italia ka raportuar rritjen më të madhe të numrit të të infektuarve nga dita në ditë me koronavirusin e ri.   Autoritetet kombëtare të shëndetësisë u kanë thënë gazetarëve se kanë regjistruar 3,497 raste në 24 orët e fundit, raporton Rel.   Kjo shifër nënkupton 20 për qind rritje të numrit të rasteve nga një ditë në tjetrën. Pak më shumë se gjysma e këtyre rasteve janë raportuar në Lombardi, rajonin verior të Italisë, që është prekur më së keqi në Evropë nga ky virus.   Numri i të prekurve me këtë sëmundje në Itali ka arritur në 21,156.   Lexoni këtu më të rejat rreth koronavirusit në botë.   Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në gjithë botën, në total janë: 153,586 njerëz të infektuar, 5,789 të vdekur dhe 72,587 të shëruar.   BURIMI :  Syri.NET

VIDEO/ Tirana sfidon koronavirusin, duartrokitje dhe brohoritje nga ballkonet

Image
Qytetarët e Tiranës iu përgjigjën pozitivisht një nisme të bukur që ftonte të gjitha familjet në Tiranë e kudo, që në orën 17:30, të dilnin nëpër ballkonet e tyre dhe të përshëndesin me duartrokitje për 15 minuta mjekët dhe infermierët që gjenden në vijën e parë të frontit në luftë me koronavirusin. Ishte mjaft emocionues momenti kur nga ballkonet nisën duartrokitjet për 15 minuta, për mjekët dhe infermierët që po luftojnë me armikun e përbashkët me emrin: Koronavirus. Thirrjen e bërë për solidaritet me bluzat e bardha e vlerësoi edhe kryeministri Edi Rama.

Nga mesnata, Shqipëria mbyll të gjitha pikat kufitare me fqinjët

Image
Nga mesnata, do të mbyllen të gjitha pikat kufitare të Shqipërisë me fqinj. Është vetë Edi Rama ai i cili ka bërë të ditur këtë masë drastike. Asnjë person nuk do të lejohet të futet në vend, ndërsa mallrat do qarkullojnë normalisht. ‘Nga nesër, e diel 15 mars në mesnatë, ora 00:00, të gjitha hyrjet tokësore në Shqipëri nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e veriut dhe Greqia, do të mbyllen për të gjithë udhëtarët me autobus, mikrobusë apo veturë! Kufiri tokësor i Shqipërisë do të qëndrojë kudo i hapur vetëm për transportin e mallrave Frikë aspak, kujdes po!’,  shkruan Rama në Facebook. BURIMI :  syri.net

DIGITALB bën gjestin magjik për të gjithë abonentët e tij

Image
DIGITALB bën gjestin magjik për të gjithë abonentët e tij. DIGITALB hap të gjitha kanalet që janë me paketën "PREMIUM" për abonetët e tij, për shkak të "pandemisë" COVID-19.  JA DHE NJOFTIMI I PLOTË : Të nderuar abonentë të Digitalb. Duke marrë shkas nga aktualiteti si dhe për të shmangur ankthin e panikun e panevojshëm prej virusit COVID -19, ju këshillojmë të ndiqni e zbatoni rekomandimet e institucioneve përgjegjëse e të specializuara! Digitalb ju njofton se do të jemi përkrah jush si një familje e madhe, me programet argëtuese, kanalet informative dhe ato ndërkombëtare në platformën e të gjithë shqiptarëve! ©VORA NEWS

Farmacia në Kosovë shpërndarë 20 mijë maska falas

Image
Një nga depot e farmacive në Kosovë, ka vendosur të ndihmojë qytetarët duke shpërndarë 20 mijë maska falas. ‘Green Pharmacy’ është kompania që do të shpërndajë maska falas për qytetarët në situatën e krijuar me koronavirusin.  Maskat mbrojtëse po blihen me vështirësi të madhe këto ditë për shkak të mungesës së madhe të tyre janë rritur edhe çmimet. Kjo kompani ka vendosur t’iu dalë në ndihmë qytetarëve duke dhuruar 20 mijë copë maska mbrojtëse, por me kushtin që 1 person të marrë 1 maskë. Kjo është bërë e ditur nga vet faqja e farmacisë në Instagram. BURIMI :  Syri.NET

iPhone 12 do të ketë një teknologji të re kamere

Image
Një raport i fundit që flet për iPhone e ardhshëm sugjeron se telefoni do të ketë një kamër të pasme 3D. Sipas burimeve të Fast Company, Apple do të integrojë të njëjtë sensorë që përdorur në FaceID edhe në kamerat e pasme. Teknologjia do të sillet nga Lumentum, e njëjta kompani që prodhon sensorët FaceID. Por çfarë përfitimesh ka përdorimi i sensorëve të tillë në kamerat e pasme? Flagshipët e tjerë kanë filluar ti adoptojnë në masë. Së pari rrit cilësinë e fotove portret dhe zmadhimit sepse me një sensor thellësie telefoni mund të dallojë sesa larg ose afër është një person. Së dyti do të ndihmojë Apple në ekspansionin drejt realitetit të shtuar sepse ka informacion thellësie për të projektuar imazhet. Fast Company sugjeron se ky funksion ishte planifikuar të integrohej më parë. Nuk është hera e parë që sajti spekulon për iPhone sepse më parë kishte parashikuar një sensor lazer që do të vinte me FaceID. Sa do të arrijë Apple ta sjellë këtë teknologji në iPhone e këtij

Lajm i Fundit/ Shtohen rastet me COVID-19 në vend 38 persona të prekur

Image
Në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ka vazhduar pa u ndalur puna në terren, për identifikimin e rasteve dhe për gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara tashmë me Covid-19. Deri në këto momente janë testuar 505 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19,  38 raste: Nga rastet e konfirmuara pozitivë: Tiranë 22 raste Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë) Lushnje 2 rast Elbasan 2 raste Fier 5 raste Rrogozhinë 2 raste Prej tyre: 12 jane të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina) Dy prej tyre janë në terapi intensive, një 66 vjecar nga Lushnja dhe një 61-vjecare nga Fieri. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Dua tju bëj thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve, të respektojnë rregullat e reja dhe të qëndrojnë në shtëpi. T

Dy futbollistë shqipëtarë futen në karatinë, mësohet si është gjendja e tyre

Image
Dy futbollistë shqiptarë të Veronës, Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani, hynë në karantinë pasi disa lojtarë të Sampdorias me të cilën ishin ndeshur së fundmi, kishin rezultuar pozitivë. Ata janë nën kontroll të vazhdueshëm prej dy ditësh dhe mjeku i klubit veronez ka bërë të ditur se deri tani, gjithçka ka rezultuar pa pasoja. “Për momentin të gjithë anëtarët e stafit, drejtuesit dhe lojtarët janë mirë, asnjë prej tyre nuk ka shfaqur simptomat alarmuese si temperaturë, kollitje apo shqetësime në rrugët e frymëmarrjes. Por duhet të them se është ende herët për të konfirmuar se janë jashtë rrezikut, dy javët janë të detyrueshme për të thënë se skuadra është e shëndoshë”, tha Dario Donato, përgjegjësi i departamentit mjekësor të Veronës. BURIMI :  Syri.NET

LAJMI I FUNDIT/ Firmoset urdhri, lokalet, restorantet e fast food-et të mbyllura deri më 3 prill

Image
Ministria e Shëndetësisë njofton se është urdhëruar mbyllja e të gjitha kafeneve, restoranteve, lokaleve e fast food-eve, në mbarë vendin deri më 3 prill, si masë shtrënguese për ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit. Në urdhrin e Ministrisë, sqarohet se përjashtohet nga ky vendim vetëm shërbimi në banesë, i cili duhet të kryhet duke respektuar rregullat higjienike të miratuara. Koronavirusi ka infektuar deri më tani 33 persona dhe ka shënuar një viktimë në Shqipëri, ndërsa i gjithë vendi është në shtetrrethim, nga frika e përhapjes së mëtejshme të virusit vdekjeprurës, i cili ka prekur gjithë blogin. BURIMI :  BALKANWEB

Ekipi special nga Kina zbarkon në Itali, pasi mposhtën koronavirusin e Wuhanit

Image
Një ekip prej 9 mjekësh sollën dhjetëra mijëra maska, respiratorë dhe ndihmë të tjera mjekësore. Por italianët do të përfitojnë më shumë nga përvoja e tyre për të luftuar koronën. Pasi dy ekipe të mëparshme të ekspertëve kinezë mbërritën në Irak dhe Iran për të ndihmuar në shtypjen e pandemisë së koronës, një ekip i tretë zbarkoi me sukses në Romë natën e kaluar. Sipas marrëveshjes së autoriteteve italiane dhe kineze, një ekip special prej 9 ekspertësh solli edhe pako të ndihmës mjekësore, e cila mungon në mënyrë kronike në Itali. “Siamo con voi. Forza Italia! – është një mesazh simbolik, por inkurajues i shpresës për italianët, që në përkthim do të thotë: Ne jemi me ju. Përpara, Itali! Kujtojmë se, Qyteti Wuhan, vatra e infektimit me koronavirus, ka shënuar ditën më të mirë qëkur shpërtheu Covid-19 para disa muajsh. Në këtë qytet, në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 5 raste të reja, ndërkohë në pjesët tjera të provincës Hubei, nuk është konfirmuar asnjë rast. Në pjes

VIDEO/ Dy Shqiptarët i bëjnë këngë koronavirusit, ja vargjet epike të...

Image
Në një kohë kur vendi është izoluar pothuajse totalisht si pasojë e koronavirusit, nuk mungojnë as këngët me humor, siç është ajo e dy vëllezërve rapsodë Lleshi. Përmes çiftelisë dhe muzikës, ata kanë vendosur që të thurin vargje me humor, ndërsa iu bëjnë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm në larjen e duarve, duke ironizuar paska dhe me masat e ndërmarra nga ana e qeverisë. Po ashtu përmes vargjeve ata kanë ilustruar edhe rritjen e çmimeve të maskave, që tashmë në farmaci mund të gjenden vetëm me mik. Pjesë nga vagjet e këngës: Nga Kina e Mao ce Dunit na ka ardhur virusi i fundit Na ka ardhur virus korona spo na lë në hallet tona Mos me çu dorën ku sduhet, mos me u kru as kur të kruhet Na ka ardhur virus korona, vend nuk ka në farmacitë tona Rrisin çmimet pikë më pikë, maska gjen vetëm me mikë Nëpër studio nis vaji Krejt virusit ja lënë fajin… Jemi popull me traditë, nga virusi s’kemi frikë BURIMI :  SYRI.net

Cristiano Ronaldo bën testin e koronavirusit. Ja si i del përgjigja.

Image
Cristiano Ronaldo nuk është infektuar me koronavirus, pavarësisht se po mbahet në karantinë në vendlindjen e tij, në Madira. Klubi i Juventusit ka konfirmuar se ka çuar në izolim 121 pjesëtarë të skuadrës, përfshirë lojtarë, trajnerë e anëtarë të tjerë të tyre. ''Presidenti i qeverisë rajonale të Madira, Miguel Albuquerque ka deklaruar: Unë nuk mund të flas për këtë çëshje për arsye të mbrojtjes së të dhënave personale, por dua të them se situata është analizuar siçm duhet dhe, në këtë kohë, është garantuar se nuk ka mundësi të infeksionit''. Kujtojmë që shoku i tij i skuadrës, Daniele Rugani, u bë lojtari i parë në Serie A që u konfirmuar pozitiv në testet për Koronavirus. Në media s ëfundmi raportohet që edhe Dybala është prekur nga virusi famkeq por deri në këto moment nuk ka asnjë reagim zyrtar. BURIMI :  Syri.NET

A do të pezullohet lëvizja në këmbë? Rama: E lejueshme për një shëtitje, jo grumbull për piknik tek Liqeni.

Image
Kryeministri Edi Rama ka treguar edhe kufizimet që do të vijnë lidhur me lëvizjen në këmbë të qytetarëve ku ka thënë se nuk është e këshillueshme ajo në grumbull. Rama ka apeluar që qytetarët mos lëvizin familjarisht apo të shkojnë për piknik tek Kodrat e Liqenit por të qëndrojnë në shtëpi ose që të dalin një shëtitje me sa më pak persona. ”Pyetja tjetër, a do pezullohet ecja në këmbë? Nuk do të pezullohet por nuk është e këshillueshme në grup. Nuk është askurkund e këshillueshme të grumbullohen familjet dhe të bëjnë piknik në Kodrat e Liqenit. Mund të marrim ajër të pastër por jo në grup, jo familjarisht. Mos përdorim forcën që të mblidhen për Ditën e Verës të gjithë në bulevardin Elbasan. Sa i përket e thamë për qendrat tregtare se është e përsëritur. Sa i përket autobuzave.”- tha Rama. BURIMI :  BALKAN WEB

LIVE/ Edi Rama duke folur për koronavirusin

Image
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke folur për 'pandeminë' koronavirus.  Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke folur për 'pandeminë' koronavirus. 

Itali/ Shkon në 1016 numri i viktimave nga koronavirusi, 12839 të infektuar

Image
Ka shkuar në 1016 numri i të vdekurve nga Koronavirusi në Itali. Gjatë konferencës për shtyp të bërë nga ministria e shëndetësisë u tha që janë 189 viktima më shumë se dje. Gjithashtu të infektuar janë 12839, 2249 më shumë se dje. Të shëruar janë gjithsej 1258, 213 më shumë se dje. BURIMI :  BALKAN WEB

Champions League/ UEFA shtyn Manchester City – Real Madrid dhe Juventus - Lyon

Image
UEFA ka shtyrë ndeshjet e raundit të 16-të të Champions League, të planifikuara për të martën e ardhshme. Manchester City do të priste Real Madridin, ndërsa  Juventus do të ndeshej me Lyon. Mbetet të shihet se cilat do të jenë datat për zhvillimin e këtyre dy ndeshjeve. Kujtojmë që skuadra e Real Madrid është në karantinë, pasi një prej basketbollistëve të klubit rezultoi pozitiv me COVID19.

“Ja si koronavirusi merr peng qelizat tona”, Rama jep tjetër mesazh të rëndësishëm për qytetarët.

Image
Kryeministri Edi Rama jep tjetër informacion të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë lidhur me depërtimin e koronavirusit në organizëm. BURIMI :  BALKAN WEB

Ndërron jetë ish-futbollisti i njohur, i biri fton miqtë të respektojnë masat.

Image
Namik Jareci, ish-futbollist i Dinamos e më pas arbitër futbolli, është ndarë sot nga jeta në moshën 78-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga djali i tij, Sokol Jareci, edhe ai ish-arbitër ndërkombëtar i FIFA-s. I biri shkruan në faqen e tij në Facebook se për shkak të situatës me coronavirusin familja e tij e mirëkupton mungesën në funeralin e të ndjerit. ‘Meqenëse jemi në një situatë të jashtëzakonshme, për të qenë korrekt me protokollin e kësaj situate, duhet të evitojmë takimet dhe grumbullimet, prandaj ngushëllimet i presim edhe nëpërmjet sms. Ju lutem të na mirëkuptoni ashtu siç edhe ne do t'ju mirëkuptojmë’, shkruan Sokol Jareci në Facebook. Namik Jareci ishte vëllai i një tjetër emri legjendar të futbollit shqiptar, Skënder Jareci, me të cilin ka luajtur bashkë te Dinamo, ku edhe e ka pasur trajner më pas. BURIMI :  SYRI.NET

Vdes 72-vjeçarja në qendrën shëndetësore të Kurbinit, dyshohet se ishte prekur nga COVID-19

Image
Një 72-vjeçare ka gjetur vdekjen në Qendrën Shëndetësore të Mamurrasit në Kurbin. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar.  “BalkanWeb”  mëson se gruaja ishte paraqitur në gjendje të rënduar shëndetësore me shenja gripale dhe për pasojë ka humbur jetën. Pritet përgjigja e analizave, pasi ka dyshime për koronavirus. Ky fakt ka  shqetësuar dhe personelin mjekësor, të cilët janë në pritje të përgjigjes. BURIMI :  BALKAN WEB

Federata Shqipëtare e Futbollit pezullon të gjithë aktivitetet futbollistike në Shqipëri

Image
Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit ka ndjekur nga afër dhe me prioritet ecurinë e situatës në vendin tonë pas rasteve të shfaqura me COVID-19. Nisur nga përshkallëzimi i kësaj situate dhe duke ndjerë përgjegjësi maksimale për të gjithë personat e përfshirë në jetën futbollistike në vend si dhe pas propozimit te Komitetit të Emergjencave në FSHF, Komiteti Ekzekutiv vendosi pezullimin e të gjitha aktiviteteve futbollistike. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë deri në një komunikim tjetër të Federatës së Futbollit. Lidhur me të gjitha aktivitetet ndërkombëtare futbollistike, ku edhe Shqipëria është pjesëmarrëse, ditën e martë në orën 13:00 UEFA do të organizojë një video-konferencë me të 55 federatat anëtare për të marrë vendimin lidhur me ecurinë e të gjitha aktiviteteve futbollistike evropiane. BURIMI :  BALKAN WEB

Shtohen të infektuar të tjerë. 23 të infektuar në vendin tonë nga COVID-19

Image
Zgjerohet harta e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri. Tiranës dhe Durrësit i shtohen dhe tre qytete të tjera: Elbasani, Lushnja dhe rrogozhina. Ministria e Shëndetësisë njoftoi në 12:00 se shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19 është si vijon: Tiranë – 16 raste Durrës – 3 raste (njera prej të cilave ka ndërruar jetë) Lushnje – 1 rast Elbasan – 2 raste Rrogozhinë – 1 rast Të gjitha rastet kanë pasur histori udhëtimi me Italinë. Sikundër e përmendëm 5 prej këtyre personave nga Tirana dhe Rrogozhina ndodhen të shtruar në spitalin Infektiv. Pjesa tjetër ndodhen të vetëizoluar në shtëpi. BURIMI :  SYRI.NET

Një metër distancë dhe përshëndetje me dorën në zemër, RREGULLAT që duhet të ndiqni për t’u mbrojtur nga COVID-19

Image
Organizata Botërore e Shëndetit ka publikuar disa rregulla të dobishme sesi qytetarët të mbrohen nga Covid19, së pari duhet të mbani distancën 1 metër dhe të lani duart sa më shpesh. Koronavirusi ka prekur edhe  Shqipërinë prej 9 marsit të së hënës ku u shënuan dy rastet e para të pacientëve me koronavirus, ndërsa ditën e djeshme  është shënuar edhe viktima e parë. Për shkak të përhapjes masive të koronavirusit, Organizata Botërore e Shëndetit ka publikuar disa rregulla të dobishme sesi qytetarët të mbrohen nga Covid19. Si fillim është distanca që çdo kush duhet të mbajë me njëri-tjetrin gjatë kohës kur përshëndetet me dikë. Të paktën nga 1 metër distancë duhet të përshëndeten të gjithë njerëzit, pa prekur duart. Por me disa shenja të tjera mjaft praktike mund të bëni edhe përshëndetje të bukura, ashtu sikurse ka treguar edhe  OBSH: Tundni dorën, vini dorën në zemër ose një mënyrë tjetër është të tundni kokën. Gjithashtu më e rëndësishmja është larja e duarve, dezifektimi