Rama prezanton planin për rindërtimin e Vorës

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në “Facebook” ka publikuar një video, ku shfaqet projekti për të ardhmen e Vorës, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, që solli shumë pasoja në këtë zonë.
“Prezantimi mbi zhvillimin e ardhshëm të Vorës dhe rindërtimi i objekteve arsimore pas tërmetit të 26 nëntorit”, shkruan Rama.
Ndërsa ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj tha se për maksimumi 3 muaj nis puna e infrastrukturës.
Nga ana e saj, Elva Margariti tha se për 30 deri 40 ditë pritet që të nisë puna për rindërtimin e Vorës.
“Për 30-40 ditë besoj se do të nisin punimet e para. Do ketë edhe një modelim të apartamenteve në zonën e Vorës”, tha Margariti.


Ndërtesat e dëmtuara në Vorë



Zona e rindërtimit


Rrjeti rrugor që do të bëhet


Krijimi i bulevardit


FUNKSIONE PUBLIKE : Institucione (Bashkia, policia, one-stop shop), Objekte Arsimore (çerdhe shkollë, kopsht) dhe Funksione Publike (Sallë sporti, treg, qendër komunitare)


QENDRA E RE: Bulevardi, tregu, kolonadat. Përballë Pallati Jeshil


Pamje nga Kodër-Vorë

BURIMI : TOP CHANNEL dhe Vora News









Popular posts from this blog

Ekipi special nga Kina zbarkon në Itali, pasi mposhtën koronavirusin e Wuhanit

A do të pezullohet lëvizja në këmbë? Rama: E lejueshme për një shëtitje, jo grumbull për piknik tek Liqeni.

Farmacia në Kosovë shpërndarë 20 mijë maska falas