Dy futbollistë shqipëtarë futen në karatinë, mësohet si është gjendja e tyre

Dy futbollistë shqiptarë të Veronës, Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani, hynë në karantinë pasi disa lojtarë të Sampdorias me të cilën ishin ndeshur së fundmi, kishin rezultuar pozitivë.
Ata janë nën kontroll të vazhdueshëm prej dy ditësh dhe mjeku i klubit veronez ka bërë të ditur se deri tani, gjithçka ka rezultuar pa pasoja.
“Për momentin të gjithë anëtarët e stafit, drejtuesit dhe lojtarët janë mirë, asnjë prej tyre nuk ka shfaqur simptomat alarmuese si temperaturë, kollitje apo shqetësime në rrugët e frymëmarrjes. Por duhet të them se është ende herët për të konfirmuar se janë jashtë rrezikut, dy javët janë të detyrueshme për të thënë se skuadra është e shëndoshë”, tha Dario Donato, përgjegjësi i departamentit mjekësor të Veronës.
BURIMI : Syri.NET

Popular posts from this blog

Ekipi special nga Kina zbarkon në Itali, pasi mposhtën koronavirusin e Wuhanit

A do të pezullohet lëvizja në këmbë? Rama: E lejueshme për një shëtitje, jo grumbull për piknik tek Liqeni.

Farmacia në Kosovë shpërndarë 20 mijë maska falas