E FUNDIT/ Shkon në 12 numri i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri

Konfirmohen dy raste të reja me COVID-19 në vendin tonë, duke e çuar numrin e të infektuarve në 12.
9 janë lidhje kontakti me rastine e parë, 3 janë raste të reja: një në Tiranë, një në Lushnje dhe një në Durrës.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndërkohë njoftohet se janë testuar 157 persona.
Njoftimi:
Në 24 orët e fundit janë kryer edhe 43 testime të reja, nga të cilat kanë rezultuar dy raste positive me COVID-19. Njëri prej tyre është I lidhur me RASTIN 1 të identifikuar me koronavirusin e ri ndërsa rasti tjetër është një i moshuar në Lushnje (78 vjecar) me histori udhetimi me Italine. Të dy rastet e reja në vetëizolim dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Në total deri në këto momente, janë testuar 157 të dyshuar për COVID-19 dhe janë 12 persona të identifikuar pozitiv: Prej tyre, 9 kanë lidhje kontakti me rastin e parë të identifikuar dhe 3 janë raste të reja: 1 në Tiranë, një në Lushnje dhe një në Durrës. Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore ju informojmë se: 3 prej të prekurve janë të shtruar në Spitalin Infektiv në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, pa probleme të veçanta. Një prej tyre është e izoluar në spitalin e Durrësit, në terapi intensive, por në gjendje të stabilizuar. 7 prej personave të identifikuar COVID-19 pozitiv janë në VETËIZOLIM pa shenja klinike të infeksionit respirator. Ndërsa 104 persona, kontakte të personave të identifikuar me COVID janë në vetëkarantinim.
BURIMI : JOQ ALBANIA 

Popular posts from this blog

Farmacia në Kosovë shpërndarë 20 mijë maska falas

Ekipi special nga Kina zbarkon në Itali, pasi mposhtën koronavirusin e Wuhanit

Federata Shqipëtare e Futbollit pezullon të gjithë aktivitetet futbollistike në Shqipëri