Koronavirusi në Itali/ 3,497 raste në 24 orë, konfirmohen mbi 21,000 te infektuar

Italia ka raportuar rritjen më të madhe të numrit të të infektuarve nga dita në ditë me koronavirusin e ri.  
Autoritetet kombëtare të shëndetësisë u kanë thënë gazetarëve se kanë regjistruar 3,497 raste në 24 orët e fundit, raporton Rel.  
Kjo shifër nënkupton 20 për qind rritje të numrit të rasteve nga një ditë në tjetrën.
Pak më shumë se gjysma e këtyre rasteve janë raportuar në Lombardi, rajonin verior të Italisë, që është prekur më së keqi në Evropë nga ky virus.  
Numri i të prekurve me këtë sëmundje në Itali ka arritur në 21,156.  
Lexoni këtu më të rejat rreth koronavirusit në botë.  
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në gjithë botën, në total janë: 153,586 njerëz të infektuar, 5,789 të vdekur dhe 72,587 të shëruar.  
BURIMI : Syri.NET

Popular posts from this blog

Ekipi special nga Kina zbarkon në Itali, pasi mposhtën koronavirusin e Wuhanit

A do të pezullohet lëvizja në këmbë? Rama: E lejueshme për një shëtitje, jo grumbull për piknik tek Liqeni.

Farmacia në Kosovë shpërndarë 20 mijë maska falas