Ndërron jetë ish-futbollisti i njohur, i biri fton miqtë të respektojnë masat.


Namik Jareci, ish-futbollist i Dinamos e më pas arbitër futbolli, është ndarë sot nga jeta në moshën 78-vjeçare.
Lajmi është bërë i ditur nga djali i tij, Sokol Jareci, edhe ai ish-arbitër ndërkombëtar i FIFA-s. I biri shkruan në faqen e tij në Facebook se për shkak të situatës me coronavirusin familja e tij e mirëkupton mungesën në funeralin e të ndjerit.
‘Meqenëse jemi në një situatë të jashtëzakonshme, për të qenë korrekt me protokollin e kësaj situate, duhet të evitojmë takimet dhe grumbullimet, prandaj ngushëllimet i presim edhe nëpërmjet sms.
Ju lutem të na mirëkuptoni ashtu siç edhe ne do t'ju mirëkuptojmë’, shkruan Sokol Jareci në Facebook.
Namik Jareci ishte vëllai i një tjetër emri legjendar të futbollit shqiptar, Skënder Jareci, me të cilin ka luajtur bashkë te Dinamo, ku edhe e ka pasur trajner më pas.
BURIMI : SYRI.NET

Popular posts from this blog

Ekipi special nga Kina zbarkon në Itali, pasi mposhtën koronavirusin e Wuhanit

A do të pezullohet lëvizja në këmbë? Rama: E lejueshme për një shëtitje, jo grumbull për piknik tek Liqeni.

Farmacia në Kosovë shpërndarë 20 mijë maska falas