Një metër distancë dhe përshëndetje me dorën në zemër, RREGULLAT që duhet të ndiqni për t’u mbrojtur nga COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetit ka publikuar disa rregulla të dobishme sesi qytetarët të mbrohen nga Covid19, së pari duhet të mbani distancën 1 metër dhe të lani duart sa më shpesh.

Koronavirusi ka prekur edhe  Shqipërinë prej 9 marsit të së hënës ku u shënuan dy rastet e para të pacientëve me koronavirus, ndërsa ditën e djeshme  është shënuar edhe viktima e parë.
Për shkak të përhapjes masive të koronavirusit, Organizata Botërore e Shëndetit ka publikuar disa rregulla të dobishme sesi qytetarët të mbrohen nga Covid19.
Si fillim është distanca që çdo kush duhet të mbajë me njëri-tjetrin gjatë kohës kur përshëndetet me dikë. Të paktën nga 1 metër distancë duhet të përshëndeten të gjithë njerëzit, pa prekur duart. Por me disa shenja të tjera mjaft praktike mund të bëni edhe përshëndetje të bukura, ashtu sikurse ka treguar edhe  OBSH: Tundni dorën, vini dorën në zemër ose një mënyrë tjetër është të tundni kokën.
Gjithashtu më e rëndësishmja është larja e duarve, dezifektimi dhe pastrimi i shtëpisë rregullisht.
Informacion i dobishëm si të përgatiteni për #COVID19
🖐 Kur keni vizitorë në shtëpi, shkëmbeni përshëndetje me “1 metër largësi”, duke tundur dorën, me dorën në zemër apo duke tundur kokën.
🚰 Kërkojuni vizitorëve dhe atyre me të cilët jetoni të lajnë duart.
🧽 Pastroni dhe dezinfektoni rregullisht sipërfaqet në shtëpinë tuaj, veçanërisht sipërfaqet që njerëzit prekin më së shumti.
🚻 Nëse dikush me të cilin jetoni nuk ndihet mirë (veçanërisht, me simptoma të mundshme të COVID-19), kufizoni hapësirat tuaja të përbashkëta.
🦠 Nëse ju shfaqen simptomat e COVID-19, kontaktoni me telefon mjekun tuaj të familjes, përpara se të vizitoni një institucion të kujdesit shëndetësor.
📝 Hartoni një plan masash në rast të një shpërthimi epidemik të COVID-19 në komunitetin tuaj.
🚌 Kur dilni në publik, ndiqni të njëjtat udhëzime parandaluese, siç do të bënit edhe në shtëpi.
📢 Qëndroni të përditësuar me informacione nga burime të besueshme.


Në rang global janë regjistruar 4638 viktima dhe mbi 126,258 të tjerë janë prekur nga koronavirusi. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve ka shkuar në 827 dhe janë prekur mbi 12 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Greqia shënoi viktimën e parë sot nga koronavirusi, ndërsa në Shqipëri janë 14 të infektuar dhe një viktimë.

BURIMI : DOSJA.AL

Popular posts from this blog

Ekipi special nga Kina zbarkon në Itali, pasi mposhtën koronavirusin e Wuhanit

A do të pezullohet lëvizja në këmbë? Rama: E lejueshme për një shëtitje, jo grumbull për piknik tek Liqeni.

Farmacia në Kosovë shpërndarë 20 mijë maska falas