Shënohet viktima e parë nga COVID-19 në Shqipëri, vdes e moshura në Durrës


DURRËS– Shënohet viktima e parë nga koronavirusi, vdes e moshura në spitalin e Durrësit.


Pak para se të vdiste, 73-vjeçarja e nxorr nga dhoma e saj për t’u nisur me urgjencë drejt Tiranës por sapo u fut në ambulancë, u nxorr menjëherë për t’u kthyer në dhomë  për shkak të gjendjes të rënduar.


E moshura ishte kthyer më 3 mars nga Bolonja dhe disa ditë më pas ishte shtruar në spital për shkak se ajo vuante prej kohësh nga sëmundje të rrugëve respiratore si: insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis dhe tatus post by pass.


Pas 5 ditësh e shtruar në spital, gruaja tregoi se së fundmi kishte ardhur nga Italia. Pasi bëri analizën, ajo rezultoi pozitive. Ndërkohë që analizat u janë marrë edhe mjekëve të spitalit që i shërbyen për të parë nëse janë të infektuar edhe ata. 

BURIMI : DOSJA.AL

Popular posts from this blog

Farmacia në Kosovë shpërndarë 20 mijë maska falas

Ekipi special nga Kina zbarkon në Itali, pasi mposhtën koronavirusin e Wuhanit

Federata Shqipëtare e Futbollit pezullon të gjithë aktivitetet futbollistike në Shqipëri