VIDEO/ S'kemi frikë, jemi malësorë, aty ushqehemi me gjëra BIO

Ka shkuar në 12 numri i të prekurëve nga koronavirusi në Shqipëri. Situata është emergjente, pasi institucionet arsimore janë mbyllur dhe një pjesë e administratës punon me orë të reduktuara.
Autoritetet kanë bërë thirrje që të shmangen mjediset me shumë persona dhe të qëndrojmë në shtëpi.
Mirëpo pavarsisht kësaj thirrje ka nga ata qytetarë që nuk i tremben koronavirusit, edhe pse ai është një kërcënim serioz.
Pranë stacionit të autobusit në qendër të Tiranës disa qytetarë shprehen për Faxnews se nuk kanë frikë nga virusi.
Një grua nga Kukësi shprehet se është rritur me ushqime bio edhe nuk ka frikë.
Ndërsa një burrë thotë se është nga Skrapari, në një vend ku sipas tij jetojnë derra dhe prandaj nuk trembet nga koronavirusi që po alarmon botën.
Ai shprehet:
Nuk kam frikë se vij nga Skrapari, atje vetëm dërrat jetojnë. Dhe po na kapi ne u shua gjithë Tirana pastaj.
Disa qytetare të tjera, pavarësisht se nuk kanë frikë, ankohen për shërbimin e transortit urban në kryeqytet.

BURIMI : JOQ ALBANIA dhe Fax News

Popular posts from this blog

Farmacia në Kosovë shpërndarë 20 mijë maska falas

Ekipi special nga Kina zbarkon në Itali, pasi mposhtën koronavirusin e Wuhanit

Federata Shqipëtare e Futbollit pezullon të gjithë aktivitetet futbollistike në Shqipëri