VIDEO/ Tirana sfidon koronavirusin, duartrokitje dhe brohoritje nga ballkonet

Qytetarët e Tiranës iu përgjigjën pozitivisht një nisme të bukur që ftonte të gjitha familjet në Tiranë e kudo, që në orën 17:30, të dilnin nëpër ballkonet e tyre dhe të përshëndesin me duartrokitje për 15 minuta mjekët dhe infermierët që gjenden në vijën e parë të frontit në luftë me koronavirusin.

Ishte mjaft emocionues momenti kur nga ballkonet nisën duartrokitjet për 15 minuta, për mjekët dhe infermierët që po luftojnë me armikun e përbashkët me emrin: Koronavirus.
Thirrjen e bërë për solidaritet me bluzat e bardha e vlerësoi edhe kryeministri Edi Rama.

Popular posts from this blog

Ekipi special nga Kina zbarkon në Itali, pasi mposhtën koronavirusin e Wuhanit

A do të pezullohet lëvizja në këmbë? Rama: E lejueshme për një shëtitje, jo grumbull për piknik tek Liqeni.

Farmacia në Kosovë shpërndarë 20 mijë maska falas